23 Shtator, 2023

Kapshticë/ Emigrantët kthehen në Greqi pas Pashkës. Fluks në kufi

0

Emigrantët të cilët kaluan festën e Pashkës në atdhe, kanë nisur këtë të hënë të kthehen në vendin fqinj, aty ku jetojnë dhe punojnë.

Fluksi ka qenë i lartë gjatë paradites, duke i detyruar autoritetet tona kufitare në Kapshticë të shtojnë numrin e sporteleve dhe personelin e shërbimit në dalje.

Pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje në drejtim të vendit fqinj dhe 3 sportele janë hapur në hyrje.

Autoritetet e palës sonë kufitare bëjnë me dije, se edhe pala greke po punon me numër maksimal sportelesh, çfarë ka sjellë lëvizjen e shpejtë dhe pa vonesa të mjeteve, në te dyja anët e kufirit.

Per personat e dyshuar policia greke kryen edhe procedurën e verifikimit të shenjave të gishtave. Mjetet në tokën shqiptare janë të vendosura në 4 korsi në dalje, ndërkohë që ka fluks edhe në tokën neutrale.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *