Pogradec/ Fitueset e konkursit “Interpretuesi dhe krijuesi më i mirë”

Në qytetine Pogradecit është finalizuar konkursi “Interpretuesi dhe krijuesi më i mirë”, me përfaqësues nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Në konkurs kishte konkurrencë midis fëmijëve të talentuar.
Eventi “Interpretuesi dhe krijuesi më i mirë” është zhvilluar për të tetë edicione radhazi në Pogradec dhe tashmë, mund të themi se është traditë që vazhdon.
Në këtë fazë finale u dhanë edhe çmimet respektive për fituesit.
Dy prej tyre ishin nga shkolla 9-vjeçare “Gjokë Shqiptari”. Konkursi u zhvillua nga Zyra Vendore Arsimore, Pogradec, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve.