Pogradec/ Tradita e ndërrimit të duhanit

Prej vitesh ka ekzistuar një traditë në vendin tonë, që burrat të ndërronin duhan me njëri-tjetrin. Kur një burrë takonte në rrugë dikë, e salutonte me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, dhe tjetri e pranonte ftesën, pothuajse në çdo rast.
Ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burrat shkëmbenin biseda për ndonjë çėshtje të rëndësishme ekonomike dhe familjare.
Mesaduket, kjo traditë është përcjellë në breza për të mbajur gjallë traditën e miqësisë së shqiptarëve. Mendimet e qytetarëve pogradecarë lidhur me pyetjen, pse burrat shqiptarë vijojnë të shkëmbejnë cigɑre në ditët tona, me njëri-tjetrin, janë të ndrsyhme.
Ftesa “për ndërrim duhani” përcjell mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe nuk vinte në pozitë asnjërën palë.