Rikthehen kafshët e egra në Parkun Kombëtar të Prespës

Rikthehen kafshët e egra në Parkun Kombëtar të Prespës. E gjithë kjo është bërë e mundur falë monitorimit të faunës së egër përmes kamerave kurth, pasi janë instaluar mbi 70 të tilla në të gjithe territorin e Parkut.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga drejtori i Zonave të Mbrojtura të Qarkut Korçë, Gjergji Koki. Monitorimi i faunës përmes vëzhgimeve në terren të stafit dhe nëpërmjet kamerave kurth, ka qenë një proces në vijim dhe rezultatet e marra kanë qenë në përmirësim.
Që nga vitin 2021, në Parkun Kombëtar të Prespës, me mbështetjen e Parkut ”Pylli Bavarez” u instaluan 70 kamera kurth. Mësohet se regjistrimet kontrollohen çdo 3 muaj.
Falë masave të marra, shpendët e ujit kanë arritur të gjejnë qetësinë në liqenet e Prespës dhe Pogradecit, pjese e zonave të mbrojtura.