24 Shtator, 2023

Volejboll/ Skënderbeu luan ndeshjen e dytë të takimeve finale

0

Skënderbeu pas humbjes në ndeshjen e parë të takimeve finale me Partizanin në Kampionatin Kombëtar të volejbollit për femra, ndeshjen e dytë e luan në Korçë me shpresën për të ndryshuar çdo gjë në serinë e këtyre takimeve.

Në qoftë se Skënderbeu nuk e fiton ndeshjen e dytë që luhet nesër në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, atëherë gjërat bëhen të vështira për vajzat e rrjetës korçare.

Vështirësia për të shkuar tek titulli i dytë radhazi për Skënderbeun shtohet edhe për ndeshjen e tretë, për faktin se ajo luhet në Tiranë. Trajneri Orlando Koja pas kthimit nga kryeqyteti u ka kërkuar volejbollisteve korçare të ruajnë qetësinë edhe për atë, sepse ndeshje të tilla, mbi të gjitha, kërkojnë administrim të lojës, gjë, e cila duhet pranuar se nuk është parë ashtu siç duhet në takimin e humbur në kryeqytet.

Burime të siguruara thanë se trajneri i Skënderbeut pasi ka parë së bashku me lojtarët ndeshjen e humbur, ka të gjitha gjasat të ndryshojë shumë elementë të lojës në takimin e dytë, duke filluar nga shërbimi, organizimi i lojës mbi të gjitha, por dhe shtimin e forcave goditëse në të gjithë gjatësinë e rrjetës. Skuadra që fiton tri ndeshje, shpallet kampione e këtij sezoni.

Deri tani Partizani ka fituar një takim dhe për të qenë skuadër fituese e titullit, i duhen edhe dy ndeshje të tjera të fituara, ndaj edhe për këtë, për të mos i krijuar një mundësi të tillë, Skënderbeu duhet të ndryshojë rrjedhën e ndeshjeve.

E thënë ndryshe, duhet të fitojë takimin e së martës e më pas për të shkuar në kryeqytet për të bërë të njëjtën gjë në ndeshjen e tretë.

Skënderbeu, është shprehur trjaneri Orlando Koja, e ka grupin e lojtareve për të mbrojtur titullin kampion gjithmonë nësë jemi në maksimumin tonë, ka mbyllur i pari i stolit të Skënderbeut, në volejboll për femra.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *