24 Shtator, 2023

Korçë/ 169 Monumente të kategorive të ndryshme në juglindje

0

Qarku i Korçës ka një pasuri të madhe përsa i takon trashëgimisë kulturore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në juglindje ndodhen 169 monumente që i përkasin kategorive të ndryshme. Prej tyre, 127 janë monumente të kategorisë së parë.

Disa prej muzeumeve në qytetin e Korçës, të cilët janë edhe më unikët në Shqipëri, janë me interes edhe nga vizitorët. Përmendim Muzeun Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Muzeun Oriental “Bratko”, Muzeun Arkeologjik, etj.

Veç tyre, në këtë qark janë mbi 100 site arkeologjike, ndërsa i veçantë ngelet Muzeu Arkeologjik ku janë të ekspozuara rreth 1 mijë objekte, si sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike (veglat e punës, ato të peshkimit, figurina të ndryshme, vendbanimet e hershme, kocka kafshësh, etj).

Nga ana tjetër, një trashëgimi kulturore, e cila do t’i mbetet qytetit dhe parkut të Korçës, janë skulpturat e artistëve shqiptarë e të huaj, të cilët i kanë realizuar këto punime, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturave.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *