24 Shtator, 2023

Korçë/ Dita Botërore e Hemofilisë

0

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë, ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për komunitetin në kuadër të Ditës Botërore të Hemofilisë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, ditë që gjithashtu shërben për të tërhequr sa më shumë dhurues vullnetarë të gjakut.

Gjatë këtij aktiviteti është ofruar matja e tensionit arterial, oksigjenit dhe glicemisë falas për kalimtarët e rastit. Njëkohësisht janë shpërndarë edhe broshura informuese.

Kryesisht kanë qenë të moshuarit, ata që janë ndalur pranë çadrës së ngritur tek sheshi para teatrit të qytetit të Korçës. Ata kanë thënë se i kushtojnë rëndësi shëndetit të tyre, duke kryer vizita të rregullta tek mjekët dhe analiza të vazhdueshme.

Dita Botërore e Hemofilisë është një kremtim ndërkombëtar që mbahet çdo vit më 17 prill, në nder të ditëlindjes së themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë. Qëllimi i kësaj dite është për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hemofilinë dhe për të rritur mundësinë e trajtimeve për këtë sëmundje, në mbarë botën.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *