Monitoruesit e KRP takim në Bashkinë e Pogradecit

Të rinjtë e Këshillit Rinor Pogradec, duke implementuar projektin “Re-Act”, zhvilluan disa takime në Bashkinë e Pogradecit duke intervistuar personat që kanë detyrë funksionale angazhimin dhe punën me të rinjtë si: Drejtoria e Turizmit, Rinisë dhe Trashëgimisë Kulturore, Sektorin e Rinisë dhe Qendrën Rinore.
Të rinjtë sollën në vëmendje disa pika nevralgjike për aktivizimim Rinor gjatë intervistave të tyre.
Të rinjtë e KRP u shprehën se janë në pritje të një takimi të rradhës me kryetarin e Bashkisë, Pogradec Ilir Xhakolli, ku do të shpalosin disa prej çështjeve të ngritura deri tani, zgjidhjet e tyre dhe projektet në të ardhmen.