Pogradec/ Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve

Në vitin 1982 u miratua vendimi që 18 prilli të jetë Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve. Që nga kjo periudhë, 18 Prilli ka shënuar ditën e kremtimit dhe promovimit të monumenteve dhe siteve si elemente të trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të kësaj dite, në ambientet e Këshillit Bashkiak, Pogradec u organizua një aktivitet mbresëlënës, që kishte në fokus njohjen me vlerat e trashëgimisë kulturore në zonën e Pogradecit dhe prezantimin e Katalogut të Trashëgimisë Arkeologjike.
Në aktivitet ishin prezentë figura të njohura të fushës së artit dhe kulturës pogradecare, të rinj të shkollave të mesme dhe përfaqësues të pushetit vendor.
Kjo ditë është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e konservimit dhe mbrojtjes së tij.