Pogradec/ Ilir Xhakolli takon banorë të Udënishtit

Takimet elektorale të kandidatit të PS për Bashkinë Pogradec, kanë vijuar në fshatin Udënisht të Pogradecit.
Në fjalën e tij, Ilir Xhakolli tha se është zgjidhur tashmë një nga kërkesat e banorëve siç është uji i pijshëm, ndërsa tashmë projekti i radhës do të jenë kanalizimet e ujrave të zeza.
Partia Socialiste është e vetmja forcë që çon përpara zhvillimin e vendit, prandaj duhet mbështetur me forcë ajo dhe kandidati i saj, tha kryetari i PS, Erion Thëngjilli.
Në Udënisht, krahas ujësjellsit është ndërhyrë edhe në sistemin e ndriçimit rrugor, si edhe në pastrimin e tij, i cili ndryshe nga më parë, bëhet i përditshëm.