24 Shtator, 2023

Vijon fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

0

Edhe të martën ka vijuar fluksi në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Për të përballuar lëvizjet në dy anëët e kufirit, pala shqiptare po punon me 7 sportele, 4 prej të cilëve në dalje, aty dhe ku lëvizja është më e madhe.

Policia Kufitare e Kapshticës bën të ditur, se gjatë se 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kufitare, diçka më shumë se 10500 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Gjatë këtyre orëve nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj, kanë dalë 6398 shtetas.

Gjatë këtyre ditëve edhe pala greke ka punuar me numër maksimal sportelesh, duke evituar kështu pritjet e gjata në të dy anët e kufirit.

Fluksi i lëvizjeve në dalje ka qënë i lartë, por duke u punuar me 4 sportele nuk ka pasur radhë të gjata. Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë dhe kanë dalë në Maqedoninë e Veriut më shumë se 4800 shtetas.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *