23 Shtator, 2023

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin R. B., banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi nga veprimet hetimore, dyshohet se është autor i vjedhjes së 3 biçikletave të shtetasve të ndryshëm, vjedhje këto të kryera në lagjet nr. 9 dhe 18, Korçë.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, me vete. Gjithashtu, 22-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik ndaj tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *