5 Dhjetor, 2023

Pogradec/ Debati Rinor Kombëtar

0

Debati Rinor Kombëtar në Golem te Durrësit mblodhi rreth tij 23 shkolla qendërkomunitare te vendit.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte dhe gjimnazi “Muharrem Çollaku” i Pogradecit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte nxitja e bashkëpunimit të punës në grupe, rritja e aftësive nëpërmjet orientimit të modeleve nga bashkëmoshatarët, tejkalimi i limiteve të vetvetes dhe menaxhimi i emocioneve.

Në ditën e dytë u shpallën edhe 6 finalistët, ku një prej tyre ishte nxënësja pogradecare, Idva Pere, gjimnaziste pranë shkollës “Muharrem Çollaku”.

Finalja ishte sfiduese përmes temës “Inteligjenca artificiale, si ChatGPT, përbën kërcënim ndaj arsimit”. Nxënësi Nikolin Çerepi nuk mundi të arrinte deri në finalen e madhe.

Dy të rinjtë shprehen se debati ishte një mundësi e paharrueshme dhe do ta përsërisnin sa herë t’u jepej mundësia.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *