23 Shtator, 2023

Pogradec/ Meta në një bashkëbisedim me gazetarët, ku tregoi hapur mbështetjen për Zini Tollozhinën

0

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ishte i pranishëm këtë të mërkurë në Pogradec, në një bashkëbisedim me gazetarët, ku tregoi hapur mbështetjen për Zini Tollozhinën, kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë.

Meta tregoi se Tollozhina është kandidati i duhur, që do të çojë para Pogradecin, që sipas tij është lënë në harresë dhe meriton më shumë se kaq.

Në fjalën e tij, kryetari i PL-së ritheksoi, se koalicioni i opozitës është në mbështetje të kandidatëve të dalë nga primaret, në çdo qytet të Shqipërisë.

Sa i përket pyetjes që lidhet me financimet ruse, Meta me nota ironie foli për akuzat e Alibeajt dhe Veliajt. Ai falënderoi deputeten e PL-së, Monika Kryemadhi për padinë e saj penale ndaj “TCH”, duke u shprehur se dëmshpërblimi që do fitojnë, do t’i ndihmojë për të mbuluar shpenzimet e fushatës.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *