29 Nëntor, 2023

Pogradec/ Rritet numri i lexuesve fëmijë

0

Biblioteka “Mitrush Kuteli” sektori i fëmijëve Pogradec shihet si një institucion jashtëshkollor që kontribuon në edukimin dhe aftësimin e nxënësve të shkollave. Biblioteka i çon fëmijët drejt një bote plot informacione dhe imagjinatë.

Specialistja e bibliotekës në sektorin e fëmijëve, Kldiona Prifti u shpreh se gjatë pushive të prillit pati shtim të lexuesve, por ajo çfarë ka më shumë rëndësi, është se nga janari i 2023 dhe deri tani, numri i lexuesve fëmijë në këtë sektor është rritur.

Kujtojmë se me zhvillimin e internetit dhe mediave digjitale bibliotekat kanë rënë në plan të dytë, në edukimin e fëmijëve tanë. Të rriturit mund të mos kenë nevojë për to, por për brezin e ri biblioteka është vend i rëndësishëm ku depozitohet dija.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *