Pogradec/ Xhakolli takon përfaqësues shoqatash dhe fondacionesh

Shoqatat atdhetare e kulturore, si edhe disa prej fondacioneve më të rëndësishme në Pogradec, ishin pjesë e takimit elektoral të radhës, mbajtur nga kandidati i PS për bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli.
Në diskutimin me ta, Xhakolli ka folur rreth disa projekteve që po zbatohen aktualisht dhe të tjerave që nisin së shpejti, me qëllim transformimin e pandalshëm të Pogradecit.
Për kryetarin e PS, Erion Thëngjilli, Pogradeci nuk mund të kthehet më pas, askush nuk e mendon më këtë, as në ëndrrat më të këqija, prandaj Xhakolli është kandidatura e duhur që PS mbështet dhe do të mbështetet masivisht më 14 Maj.