Tmerr! Kabujt elektrikë rrezikojnë jetën e banorëve në Pogradec.

Tmerr! Kabujt elektrikë rrezikojnë jetën e banorëve në Pogradec.
Banorëet shprehen të shqetësuar për kabllot elektrikë që janë ulur nga punonjësit, të cilët bëjnë termoizolimin e pallateve, në bllokun e dytë të rrugës “Rinia”.
Ato qëndrojnë varur me pak distancë nga toka, ku pa asnjë vështirësi mund të kapen edhe nga fëmijët, të cilët luajnë apo kalojnë aty. Këta tela qëndrojnë në këtë distancë prej më shumë se 4 ditësh dhe përpos frikës që shkaktojnë tek banorët.
Në raste fatkeqësie, zjarrfikësja apo ambulanca e ka të pamundur të kalojnë mes tyre. Kujtojmë, se prej mesit të muajit Mars ka nisur zbatimi i projektit për termoizolimin e banesave kolektive dhe aktualisht po punohet në bllokun e dytë të rrugës Rinia.
Punimet kanë vijuar intensivisht dhe parashikohet që deri në muajin Maj të përfundojë termoizolimi i 7 pallateve. Kompania përgjegjëse e punimeve po punon në pallatin numër 3 dhe gjatë punimeve ka shkaktuar probleme për të cilat banorët e lagjes kanë ngritur ankesën e tyre.