Meta dhe Berisha prezantojnë kandidaturat e Alfred Gegës dhe Elvis Hajdërllit!

Meta dhe Berisha prezantojnë kandidaturat e Alfred Gegës dhe Elvis Hajdërllit!
Alfred Gega u ka shërbyer si mjek bashkëqytetarëve të tij me një humanizëm të jashtëzakonshëm.
Ka ardhur koha që me të njëjtën dashuri e përkushtim, ai të shërbejë si kryebashkiak për të sjellë ndryshimin në Maliq, thanë në fjalën e tyre Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mitingut të organizuar në Maliq për prezantimin e kandidaturës së koalicionit “Bashkë fitojmë.
Ndërkaq, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë qenë të pranishëm edhe në mitingun e Devollit, gjatë paraqitjes atjë, të kandidaturës së Elvis Hajdërllit.
Ata, në fjalën e tyre, i kanë ftuar devollinjtë të mbështesin me vota kandidaturën e Hajdërllit për të drejtuar bashkinë Devoll.