Në Rëmenj të Pogradecit, këtë të enjte, një banesë 1-katëshe u përfshi nga flakët.

Në Rëmenj të Pogradecit, këtë të enjte, një banesë 1-katëshe u përfshi nga flakët.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës na bëjnë me dije, se rreth orës 11:30 u njoftuan për një zjarr në fshatin Rëmenj. Banesa në të cilën kishte rënë zjarri ishte në pronësi të Shege Jaupit.
Në momentin e zjarrit, Jaupi së bashku me djalin e vet kishin qenë në banesë. Fatmirësisht nga zjarri pati vetëm dëme materiale, kjo edhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës.
Mendohet se zjarri është vendosur nga djali i Shege Jaupit, i cli vuan nga probleme të shendetit mendor. Në fillim flakët kishin pushtuar divanin dhe më pas ato janë përhapur në kuzhinën e shtëpisë, ku pati dëme në orendi shtepiake, si divan, televizor dhe rroba.