24 Shtator, 2023

Pogradec/ Nis shtrimi i rrugës me asfalt në Buçimas

0

Ka nisur shtrimi me asfalt i rrugëve në fshatin Buçimas, Pogradec. Alfons Olldashi, Administrator i Njësisë Administrative Buçimas tregon se punimet janë vijim i projektit, që nisi për kryerjen e kanalizimeve të ujrave të zeza.

Olldashi tha se pas Buçimasit do të vijojë asfaltrimi edhe në fshatrat e tjerë, ku pati ndërhyrje. Lidhur me shtrimin e rrugës, banorët e Buçimasit shprehen të kënaqur, pasi kanë më shumë se një vit që jetojnë në kushte të tilla.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *