Pogradec/ Piskupati do të mbështesë Ilir Xhakollin

Piskupati do të mbështesë fuqishëm kandidaturën e Ilir Xhakollit në 14 maj.
Ky ka qenë edhe premtimi që kandidati i Ps ka marrë, gjatë takimit që zhvilloi me banorët, atje. Xhakolli tha se kanë zgjidhur tashmë një kërkesë disavjeçare të banorëve për furnizimin me energji nga Pogradeci dhe jo Elbasani, si më parë dhe për këtë ka përfunduar rrjeti i ri elektrik.
Ndërsa në vazhdim do të fokusohemi tek regjistrimi fillestar i tokave. Nga ana tjetër, Erion Thëngjilli kërkoi që krahas kandidaturës së Ilirit, banorët të votojnë masivsht edhe Partinë Socialsite më 14 maj.
Në Piskupat është ndërhyrë në rrjetin e ndriçimit rrugor. Ndërkaq, një tjetër projekt që do të zbatohet janë kanalizimet e ujërave të zeza.