Aksident me një të vdekur dhe një të plagosur i rëndë në aksin rrugor Dishnicë – Çiflig

Shënohet aksident me një të vdekur dhe një të plagosur i rëndë në aksin rrugor Dishnicë – Çiflig. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushës së Mbetjeve Urbane, të qytetit të Korçës.
Sipas ekspërtëve të qarkullimit rrugor, dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës dhe mjeti i tyre ka humbur kontrolllin. Ai është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës.
Nga shpejtësia e madhe mjeti tip BMë me targa AB 077 CF, nga shpejtësia e madhe ka marrë përpara disa metra të barrirës mbrojtëse, e cila ka hyrë brenda mjetit, duke i shkaktuar plagë të shumta 15-vjeçarit që ndodhej në sedilien e pasagjerit. Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri ka gjetur vdekjen sapo ka hyre në reaminacion, ndërkohë që vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Goditja ka qenë aq e fortë, sa mjeti është ndarë në disa pjesë. Ekpertët e qarkullimit rrugor mendojnë paraprakisht, se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit mund të ketë kryer një parakalim të gabuar dhe nga shpejtësia tej normave të lejuara, e ka pasur të vështirë të mbajë mjetin nën kontroll e për pasojë është spostuar në krahun e kundërt të rrugës nacionale.