23 Shtator, 2023

Pogradec/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

0

Këtë të premte besimtarët myslimanë të Pogradecit festojnë Fitër Bajramin, festë që shënon edhe fundin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Në qytetin e Pogradecit ndihej kudo atmosfera festive. Dita nisi me faljen e Namazit dhe më pas, në çdo tavolinë besimtarësh myslimanë, u shtrua dreka me ushqime tradicionale të besimit.

Në këtë ditë, qytetarët shkëmbejnë vizita te njëri-tjetri. Banorët përcollën urimin e festës nëpërmjet TV SOT7. Në festën e Fitër Bajramit, besimtarët solidarizohen me të varfrit për ta festuar bashkë këtë festë.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *