Futboll: Pogradeci-Labëria 2-1

Në Pogradec është luajtur ndeshja e futbollit mes liqenorëve dhe Labërisë, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e ekipit tonë 2 me 1.
Ndeshja ka qenë e shkëlqyer për trajnerin Samuel Nikaj. Golat u shënuan nga Rrapo dhe kapitetni Jahja, në pjesën e parë të takimit.
Në fund të pjesës së dytë është shënuar goli i Labërisë, pasi ra pak tempi i lojës dhe pati një vetkënaqësi nga liqenorët. Goli i miqve u shënua Çebjani.
Gjithsesi, duhej thënë se nga ky gol, rezultati nuk rrezikohej për pogradecarët. U morën katër kartona të verdhë gjatë kësaj ndeshje.
Duhet thënë se të 4 lojtarët nuk do të luajnë në ndeshjen tjetër, sepse kanë plotësuar numrin e kartonave në lojë.