5 Dhjetor, 2023

Korçë/ Ndryshojnë kultivaret dhe varietetet e kulturave bujqësore

0

Fermerët e juglindjes së vendit vitet e fundit kanë filluar të ndryshojnë kultivaret dhe varietetet e kulturave bujqësore. Kjo ka ardhur për shkak të përshtatjes së fermerëve me tregun vendas por dhe atë rajonal. Në kushtet kur mollët tradicionale të juglindjes së vendit po kërkohen pak nga tregu vendas si dhe tregu rajonal dhe më gjërë sipas Llambi Rrapit nga fshati Zvirinë fermerët kanë qënë të detyrar të orientohen drejt varieteteve të tjera të kërkuara nga tregu.

Pero Osmani fermer i fshatit Orman në bashkinë e Maliqit na tregon se gjatë tre viteve të fundit për shkak të mungesës së tregut kanë qënë të detyruar të ndryshojnë kultivarin e patates dhe të qepës, ndryshim që ju ka sjellë më shumë të ardhura fermerëve për shkak të një tregu më të garantuar.

Mungesa e tregut po i detyron fermerët të ndryshojnë çdo ditë kulturat bujqësore për t’u përshtatur kështu me kërkesat e blerësve.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *