Pogradec/ Fatmir Mediu prezanton kandidatin Zini Tollozhina

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ka kërkuar qytetarëve në Pogradec që më 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zini Tollozhina.
Mediu tha se qytetarët duhet të ndëshkojnë me votë socialistët, të cilët sipas tij, janë të korruptuar dhe po shkatërrojnë familjen shqiptare.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zini Tollozhina u shpreh optimist për fitore, duke theksuar se më 14 maji qytetarët do të tregojnë që Pogradeci është i qytetarëve.
Partia Republikane garon në zgjedhjet e 14 majit për këshillat bashkiak, ndërsa mbështet kandidatët për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë.”