Pogradec/ Qyteti i Tasos

Koasi urban dhe humbja e vlerave të arkitekturës, ishin në qendër të ekspozitës vetjake në pikturë të piktorit të merituar, Anastas Kostandini.
Në këtë sens, artisti pogradecar Anasatas Kostandini, çeli ekspozitën e titulluar “Qyteti”, i parë në këndvështrimin e tij të ndërthurrur me elementë, me të cilët ai pohon se mediton gjatë gjithë kohës kur krijon. “Qyteti”, është ekspozita e cila e ka sjellë Pogradecin në këndvështrimin e tij, si muzikë, arkitekturë dhe si pikturë.
Piktori nuk heziton ta krahasojë Pogradecin me Parisin, jo vetëm nga shkronja e parë e emrave, por edhe format arkitekurore që ai i krahason mes dy qyteteve, nga kujtimet e kohës studentore.
Taso, është ndër ata artistë që gjithomonë e ka kritikuar urbanizimin modern dhe gjithmonë në ekspozitat e tij, sjell formën dhe arkitekturën e vjetër, si një mënyrë që njerëzit, por edhe turistët të njihen dhe të mos e humbasin imazhin e dikurshëm të Pogradecit.
Ekspozita u shoqërua në Galerinë Arteve me muzikën instrumentale, të luajtur nga kuarteti ILA 74, ekzekutuar nga Vangjush Papadhimitri,
Zeqir Sulkuqi, Ilo Kanani dhe Kostika Tanto. Ata interpretuan pjesë nga Tonin Harapi, Enio Morikone dhe Serenatat arbereshe.