24 Shtator, 2023

Pogradec/ Votuesit për herë të parë, mbështesin zhvillimin e qytetit

0

Votuesit për herë të parë, mbështesin zhvillimin në Pogradec.

Në katër vitet që lamë pas, mbështetja dhe aktivitetet që përfshinin të rinjtë në qytet dhe  fshat, kanë qenë të shumta, ndërsa mandati që vjen çon edhe më lart, jovetëm mbështetjen për ta me aktivitete, por edhe me ambiente konkrete.

Krahas Zyrës së Rinisë në bashki, një sallë e madhe aktivitetesh do të jetë në dispozicion të tyre. Pallati i Sportit, Arefi Berberi, i cili po rikonstruktohet do të ketë hapësira për të gjitha sportet.

Qershia mbi tortë është një Komples Olimpik Sportiv, për të cilin projekti është gati dhe pret financimin e qeverisë, -tha kandidati i PS Ilir Xhakolli, para të rinjëve që votojnë për herë të parë.  Me qëllim mbështetjen e të rinjve,

Bashkia Pogradec ka ngritur edhe një Këshill Rinor Vendor, i cili jep mendime dhe ide konkrete për aktivitetet që duhet të zhvillohen.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *