29 Nëntor, 2023

Pushues të shumtë kanë zgjedhur këtë fundjavë Pogradecin për të relaksuar.

0

Pushues të shumtë kanë zgjedhur këtë fundjavë Pogradecin për të relaksuar.

Tri fundjavat e muajit prilli kanë sjellë pushues, të cilët preferuan  të shijojnë liqenin e Pogradecit, klimën e freskët, ajrin e pastër, por edhe për të kaluar tri festat me të afërm, miq dhe familjarë.

Të shumtë kanë qenë pushuesit edhe këtë fundjavë, të cilët kanë mbushur shëtitoren e bregliqenit, duke i dhënë asaj më tepër gjallëri.

Për pushuesit klima, peizazhi pogradecar, kulinaria, mikëpritja dhe ajri i pastër, mbeten tërheqja kryesore në çdo stinë.

Të vendosur përgjatë shëtitores se bregliqenit, pushuesit kanë nisur të shfrytëzojnë çdo mundësi çlodhjeje dhe argëtuese, ku natyrisht të parët që e shijojnë këtë bukuri janë fëmijët.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *