24 Shtator, 2023

Skënderbeu fiton 0-4 në transfertë me Turbinën

0

Fitorja 0-4 e së dielës, në transfertë ndaj Turbinës, i ka siguruar ngjitjen zyrtarisht në Kategorinë Superiore skuadrës së Skënderbeut.

Ekipi bardhekuq, fitoi bindshëm  në Cërrik, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve dhe duke përfituar nga humbjet e Dinamos dhe Flamurtarit, siguron matematikisht ngjitjen në elitë.

Nga ana tjetër, Dinamo megjithëse u mund në Lushnje nuk rrezikon, pasi Flamurtari i vendit të tretë u mposht në shtëpi nga Tomorri.

Me këto rezultate, Skënderbeu siguron kalimin në Superiore kur mbeten edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit. Gjithashtu edhe Dinamo e siguron kalimin në Superiore, pasi javës tjetër me Tërbunin do t’i marrë pikët në tavolinë.

 Kjo situatë bën që Flamurtari dhe Tomori të luftojnë për vendin e “Play-Off”, pasi ndahen nga vetëm 3 pikë me vlonjatët që janë në të tretin.

Besëlidhja tashmë ka rënë nga kategoria, ndërsa fitorja e Lushnjës i jep shpresë për qëndrimin në Kategorinë e Parë.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *