Pogradec/ 111 të punësuar gjatë sezonit të dimrit

Situata e punësimit në qytetin e Pogradecit është duke u përmirësuar. Gjatë sezonit të dimrit kemi 111 persona të punësuar në fusha të ndryshme, ku dominon ajo e ndërtimit.
Ermal Dokollari, përgjegjës i AKPA, Pogradec tregon se projektet për zhvillimin e qytetit kanë hapur vende të reja pune dhe është bërë i mundur punësimi i një numri të lartë puntorësh.
Pas ndërtimit, fasoneritë kanë pasur një numër të konsideruar punonjësish, për të mos lënë pas hoteleri-turizmin.
Dokollari, u shpreh se gjatë pranverës dhe verës do të ketë më shumë të punësuar sezonalë, por do të jetë e vështirë për punonjës të specializuar, të cilët çdo ditë edhe më shumë zgjedhin të emigrojnë apo migrojnë.
Këtë sezon veror, hotelet dhe restorantet do të jenë në sfidë për punonjës, duke rrezikuar edhe mosplotësimin me staf.