Pogradec/ Blerja e bulmetit kthehet në luks

Qytetarët pogradecarë e kanë të vështirë ose thuajse të pamundur të blejnë bulmet, kjo pasi çmimi është rritur me 10-15%.
Tregtarët tregojnë se rritja ka ndikuar në uljen e numrit të blerësve, kjo për shkak se çmimet janë të papërballueshme për qytetarët, sidomos për pensionistët, të ardhurat e të cilëve janë më të pakta.
Violanda Mimini shitëse e sektorit të bulmetit, u shpreh se banorët kanë pakësuar sasinë e produktit që blejnë.
Nesë më parë blinin 1 kg., sot blejnë 0,5 kg. INSTAT, raportoi se në muajin dhjetor të vitit 2022 çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të bulmetit ishin rreth 25% më të larta, se në dhjetorin e vitit 2021.
Bulmeti ishte grupi me rritjen më të lartë të çmimeve ushqimore.