Pogradec/ Ilir Xhakolli takon banorët e Slabinjës

Kandidati i PS për bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli ka vijuar takimet elektorale në fshatin Slabinjë.
Fillimisht janë mbjellë fidanë të rinj në oborrin e shkollës dhe më pas në diskutimin me banorët, Xhakolli iu dha lajmin e mirë se për çështje kohe do të fillojë rikosntruksioni i rrugës: Proptisht-Slabinjë-Bishnicë.
Xhakolli tha se tenderimi është kryer dhe se është zgjedhur kompania fituese, që do të zbatojë projektin madhor dhe jetik, të rrugës së kërkuar nga banorët.
Ndërkohë, që në Slabinjë ka përfunduar tashmë investimi i ujësjellësit dhe ndriçimit publik.
Krahas Slabinjës, Xhakolli është ndalur edhe në Proptishtin e Sipërm, Slatinë, Debrovë e Zall Torrë, nga ku ju ka kërkuar banorëve të këtyre fshatrave mbështetjen më 14 maj jo vetëm për të përfunduar projektet e nisura, por edhe për të mundësuar të tjera në 4 vitet e ardhshme.