23 Shtator, 2023

Pogradec/ Procedohen në gjendje të lirë tre shtetas

0

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, për të cilin u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

-Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një celular, i cili dyshohet se përdorej për vënien e basteve sportive. 

-Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. M., 40 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e saj, rezultoi se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet tatimore.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *