Riktheu Skënderbeun në Superiore/ Gvozdenovic: Ia dola, dua të qëndroj te ky ekip

Riktheu Skënderbeun në Superiore/ Gvozdenovic: Ia dola, dua të qëndroj te ky ekip
Ivan Gvozdenoviç është njeriu që riktheu Skënderbeun në Superiore, pas një sezoni të vështirë në Kategorinë e Parë.
Që kur ai erdhi në stol, skuadra nuk e njeh humbjen dhe dy javë para fundit ngjitet zyrtarisht në elitë. Trajneri tani është i çliruar dhe këtë e pohon edhe pas ndeshjes, duke deklaruar se tani pret bisedën me Presidentin Takaj për vazhdimin e kësaj aventure. “U ngjitëm në Superiore dhe e merituam.
U rikthyem atje ku na takon të jemi dhe meritë për këtë ka Ardjan Takaj, por edhe stafi, lojtarët, por edhe tifozët korçarë.
Erdha këtu me një mision, ta ngjisja me çdo kusht Skënderbeun dhe ia dola”. I pyetur per zgjatjen e kontrates me Skenderbeun Gvozdenovic ka bere me dije se do flas me Takajn.
Kampionati i Kategorise së Parë në futboll ka dhe dy javë për t’u luajtur.