5 Dhjetor, 2023

Korçë/ Zbardhet pas hetimeve djegia e qëllimshme e automjetit

0

Korçë/ U dyshua fillimisht si ngjarje aksidentale, zbardhet pas hetimeve të thelluara, djegia e qëllimshme e një automjeti, e ndodhur një ditë më parë.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase. Sekuestrohet një sasi e vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë njëri prej të ndaluarve, veshje dhe një automjet të përdorura në ngjarje.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2023, në lagjen nr. 5, Korçë, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe G. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volkswagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *