23 Shtator, 2023

Pogradec/ “Besniku i Librit”

0

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, Qendra Multifunksionale, Biblioteka “Mitrush Kuteli”, Pogradec, në bashkëpunim me Këshillin Rinor Pogradec organizuan aktivitetin e kthyer në traditë, “Besniku i Librit”.

Në të morën pjesë nxënës nga gjimnaze të ndryshme të qytetit, të cilët garuan në fushën e krijimit dhe interprerimit. Ekzaktësisht ishin 25 pjesëmarrës me 17 krijime, kryesisht poezi dhe 8 interpretime.

Nxënësit pjesëmarrës u vlerësuan me certifikata dhe nuk munguan as çmimet. Aktivitet të tilla kanë për qëllim të nxitin kreativitetin e nxënësve, të cilët në mënyrë të tillë shprehin edhe talentet e tyre.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *