24 Shtator, 2023

Pogradec/ Dhuna ndaj burrave, një fenomen i ri

0

Fenomeni i ri që po ndodh kohët e fundit është ai i keqtrajtimit të burrave nga gratë dhe po merr përmasa normaliteti në shoqërinë tonë.

Në më të shumtën e rasteve dhuna ndaj burrave nuk denoncohet, kjo edhe për shkak të turpit, por duket se ka edhe nga ata burra që nuk e kanë duruar dot më dhunën nga gratë e tyre.

Arbi Basho, Koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore, pranë bashkisë Pogradec, na bën me dije se edhe në Pogradec ka raste të dhunës tek meshkujt, e cila vjen për shkaqe të ndryshme.

Fjalë të rënda dhe mizore lëndojnë në mënyra të ndryshme femrat dhe meshkujt. Në shumicën e rasteve burrat janë më të ndikuar nga dhuna mendore dhe emocionale, se sa nga ajo fizike.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *