Pogradec/ Papunësia dhe largimi i të rinjve

Pogradeci është qyteti me numrin më të lartë të familjeve me ndihmë ekonomike, në Qarkun Korçës.
Pogradeci, vendet e punës i ka të përqëndruara tek bujqësia dhe turizmi sezonal gjatë verës, por përsëri numri i personave, të cilët janë pa rrogë mujore është tepër i madh.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Pogradec, na bëhet e ditur se rreth 4300 familje, trajtohen me ndihmë ekonomike çdo muaj dhe 160 të tjera trajtohen nga fondi 6%. Të pyetur, se sa e vështirë është gjetja e një vendi pune në qytetin e Pogradecit, banorët kanë shprehur mendime të ndryshme.
Nga ana tjetër, nga të dhënat e sektorit të Zyrës Vendore të Punësimit, Pogradec, momentalisht rezulton se numri i punëkërkuesve të papunë, aktualisht është 2093 persona dhe i punëkërkuesve të tjerë është 311 persona.