Pogradec/ Ilir Xhakolli takon artistët pogradecarë

Kandidati i PS për bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli ka vijuar turin e takimeve me artistë të Pogradecit. “Do të do të ndërtohet shtëpia muze e Mitrush Kutelit dhe do të vihet në funksion shtëpia muze e Lasgushit, që së bashku me atë të shkollës së parë shqipe në qytet, e çelur një jave pas asaj të Korçës, do të mbeten stacione shumë të rëndësishme të vizitorëve vendas dhe të huaj. E gjitha kjo vjen si një paketë investimesh për dy lagjet historike, “Toplecin” dhe rrugën Naim Frashëri”.
Risi do të jetë ndërtimi i një muzeu panoramik që do të sjellë më tepër risi të elementëve kulturorë në qytet, krahas elementëve digjitalë të kulturës. Shumë projekte janë në zbatim, të tjera do të vijojmë, me qëllim, që ta çojmë Pogradecin në një shkallë më të lartë zhvillimi”, -tha Xhakolli.