29 Nëntor, 2023

Pogradec/ Moti me shi përfshin vendin

0

Ditët e fundit moti ka pasur kthesë, ku pas ditëve të ngrohta me diell, reshjet e shiut kanë pushtuar të gjithë territorin e vendit.

Në disa qytete ka pasur përmbytje dhe dëme materiale, ndërsa në Pogradec jo. Besmira Niko, drejtore e Emergjencave Civile tregon se nuk janë raportuar probleme në njësitë administrative, të bashkisë së madhe të Pogradecit.

Ndonëse reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë, për fat të mirë deri më tani nuk kanë shkaktuar probleme. Ndërkohë, bëhet me dije se prej kohësh janë marrë masa për të parandaluar fatkeqësitë natyrore.

Është bërë pastrimi i kanaleve kulluese dhe i dy lumenjve të qytetit, në mënyrë që situata të jetë në kontroll. Reshjet e shiut parashikohet që të përfundojnë mëngjesin e së enjtes.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *