Pogradec/ “Toka në shkolla” programi më i ri

“Toka në Shkollë” është programi më i ri i Ministrisë së Arsimit, i cili synon lidhjen e nxënësve me tokën, kultivimin e prodhimin bujqësor, përmes mikrofermave e miniserrave në mjediset e shkollave.
Shkolla “Esat dhe Muhamer Minarolli” i është bashkuar kësaj nisme nisme duke krijuar një miniparcelë. Synimi kryesor i kësaj nisme, por dhe i shkollës është zhvillimi i aftësive praktike për kultivimin e bimëve në lidhje me natyren tek nxënësit.
Kopshtaria ka shumë përfitime shëndetësore për personat me aftësi ndryshe.
Kjo miniserrë do të jetë një mjedis i sigurtë dhe gjithëpërfshirës për nxënësit, për të kryer aktivitete praktike dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre motorike, punës në grup, vetëbesimin, komunikimin dhe aftësitë e tjera të jetës, si dhe do të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi hortikulturën dhe rritjen e perimeve e luleve.