Aksident në aksin rrugor Korçë-Maliq

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Maliq- Korçë. Ngjarja u shënua në afërsi të fshatit Bulgarec pranë një servisi. Burime të siguruara thanë se një mjet tip Golf7 ka qenë duke dalë nga një pikë servisi në rrugën nacionale, kur është përplasur nga një Mercedes Benz.
Përplasja kokë me kokë e dy mjeteve ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar trafik i gjatë në rrugën nacionale, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë rrugore, për të normalizuar situatën e krijuar.
Policia po punon për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti. Rruga nacionale Korçë-Maliq ka aksidente të shumta që vijnë për shkak të kryqezimeve dhe degëzime të shumta përgjatë gjithë rrugës.