Kontrolle intensive në të gjithë qarkun nga Policia Rrugore Korçë

Policia Rrugore Korçë
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 5 leje drejtimi.
Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
39 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.
Janë ndëshkuar 100 drejtues mjetesh për parkime të gabura.
Janë ndëshkuar 405 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Sektori i Policisë Rrugore ka marrë masa edhe për mbarëvajtjen e edicionit të 12-të, të Konkursit Kombëtar Edukativ “Të sigurt mbi dy rrota”, të zhvilluar nga Auto Club Albania me pjesëmarrjen e dhjetra fëmijëve të moshës 10-12 vjeç, të cilët lëviznin me biçikleta.
Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.