Pogradec/ Listat e zgjedhësve

Rreth 32 mijë mijë votues kanë të drejtë vote në qytetin e Pogradecit, në 44 qendra votimi dhe 30 mijë votues në njësitë adminiatrative, të shpërndarë në 62 qendra votimi.
Në një total të përafërt, në bashkinë e madhe të Pogradecit, kemi 74 mijë votues. Afishimi I listave është kryer prej datës 4 prill në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa qytetarët duhet të bëjnë verifikimet për emrin e tyre në to.
Ky proces mund të kryhet dhe online, përmes portalit e-Albania. Ndërkaq, një pjesë qytetarësh tregohen indiferentë, por ka nga ata, të cilët kanë nisur të interesohen për emrat e tyre, në listat e votimit dhe qendrën ku do të votojnë.
Gjendja Civile, Pogradec na bën me dije, se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem dhe banorët nuk kanë hasur gabime në gjetjen e emrave. Listat me emrat e zgjedhësve janë afishuar në çdo qendër votimi, një pjesë e të cilave ndodhen në institucione arsimore.