Pogradec/ Zëvendësimi i drurëve dekorativë në aksin Lin-Pogradec

Dimri që sapo lamë pas ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Lin- Pogradec .
Rreth 40% e pemëve dekorative të mbjella në anë të rrugës, janë dëmtuar e thyer nga erërat e forta gjatë muajve të dimrit.
Duket se deri në këto momente nuk ka pasur një reagim nga institucionet përgjegjësepër zëvëndësimin e tyre.
Ky aks rrugor është në ngarkim për mirëmbajtje të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili duhet të kryej ndërhyrjen për zëvëndësimin e drurëve dekorativë, por ende askush nuk ka dalë në terren për te llogaritur dëmet e shkaktuara.
Panorama që ofrohet në këtë rrugë nga pemët e thyera është trishtuese, sidomos tani që jemi në fillimit të sezonit veror.
Rruga dhe ndërtimi i saj, i kushtoi një pjesë të madhe lekësh buxhetit Shtetit Shqiptar. Përveç infrastrukturës dhe ndriçimit, një pjesë e financimit për këtë rrugë shkoi dhe për dekoracion ose mbjellje të pemëve dekorative.