Pogradec/ Dita ndërkombëtare e kërcimit

Kërcimi është një art qe i perfshin te gjitha grupmoshat. Instrumenti i tij i vetëm është trupi i njeriut në çdo lëvizje të të cilit ka levizje.
Megjithatë kërcimi kërkon jo vetëm pjesëmarrjen e trupit por edhe të shpirtit dhe mendjes. Dhe njerëzit që janë zhytur plotësisht në botën magjike të kërcimit i qëndrojnë besnikë deri në fund levizjeve.
Dita Ndërkombëtare e Kërcimitështë një festë e dedikuar për të gjitha stilet e kërcimit. Ajo festohet çdo vit 29 prill dhe ben bashke te gjithe ata qe e duan kercimin.
Në kuadër të kësaj dite qendra multifunksionale organizoi një aktivitet me fëmijët e grupmoshave të ndryshme, të cilët interpretuan në ambientet e qendrës Kulturore koreografi te ndryshme, duke e mbushur atë sallë me plot emocion dhe duartrokitje.
Pra, rezulton se kërcimi nuk është vetëm shëndet i mirë, por edhe një mundësi për t’u vetëaktualizuar përmes këtij veprimi mahnitës, për të parë se sa mire e bejne te gjithe.