24 Shtator, 2023

Pogradec/ Meta: Propozime konkrete në ndihmë të kategorive PAK

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vuri në dukje problemet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në Pogradec, çdo ditë të vitit.

Para tyre, në Pogradec, Meta shpalosi programin e PL, program i cili ofron dyfishim të pagës për personat me aftësi të kufizuara, gjithashtu edhe për kujdestarët e tyre. Kryetari i PL tha se do të angazhohet për të bërë rimbursim të barnave të tyre.

Në fjalën e tij, kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë Pogradec, Zini Tollozhina shprehu mbështetjen e padiskutueshme për personat me aftësi të kufizuara.

Ai shpalosi dhe planin ndihmues për këta persona në Pogradec. Sipas Tollozhinës, ata janë duke shkuar drejt një varfërie ekstreme.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *