23 Shtator, 2023

Pogradec/ Tollozhina risolli në vëmendje shkatërrimin e Drilonit 

0

Zini Tollozhina, kandidati për bashkinë Pogradec, i koalicionit “Bashkë fitojmë”, risolli këtë të diel në vëmendje të pogradecarëve dhe shqiptarëve shkatërrimin Drilonit dhe fshatit turistik, Tushemishtit.

Indinjata e tij është një protestë e hapur për shkatërrimin e këtij territori nga qeveritarët. “Dëmtimini habitatit natyror dhe i balancave natyrë-beton dhe raporti publik-privat, rrezikojnë të humbasim këtë oaz kombëtar, për shkak të babëzisë së pushtetit”.

Gjithashtu, Tollozhina, ngriti shqetësimin e punimeve të tejzgjatura në nisje të sezonit turistik, ç’ka dëmton thellësisht biznesin dhe turizmin në këtë zonë. 14 Maji është shpresa dhe mundësia që Pogradecit t’i dedikohemi me dashuri dhe përkushtim.

About Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *