Pogradec/ Xhakolli inspekton pallatin e sportit

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e pallatit të lojrave me dorë “Arefi Berberi”.
Ky investim mjaft i nevojshëm në këtë pallat sporti është një bashkëfinacim me Ministrinë e Arsmit dhe Sportit. Puna në këto ambiente përfshin shtesa katesh dhe hapsira stërvitjeje për volejboll, basketboll, kung fu, shah dhe sporte të tjera.
Deri tani punimet kanë kaluar më shumë se 50 përqind të tyre. Pallati i Sportit nga 1 kat, shtohet edhe me 2 të tjerë, si edhe bashkohet me palestrën e gjimnazit “Muharrem Çollaku”.
Me ambientet e reja shumësportëshit i jepet mundësia që të ofrojë gjithçka është e nevojshme për stërvitjen e sportistëve dhe zhvillimin e kompeticioneve, brenda kërkesave të Komitetit Olimpik Shqiptar.